SHEIK I INTERESUAR PER PORTIN E TIVARIT

Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dabi, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq u takua edhe me një anëtar tjetër të familjes në pushtet Sheik Bin Zayed Al Nahjan, i cili, në cilësinë e tij si zëvendës i princit Mohamed, kryeson Qeverinë e Abu Dabit.

Siç kumtohet nikoqirët shprehën interes të veçantë për Portin e Tivarit dhe për zbatimin e një numri të projekteve në fushën e turizmit, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj kishte edhe bisedime, për përbërjen e zgjeruar përfshirjen e përvojave të zhvillimit dhe mundësitë për investime të mëtejshme në Malin e Zi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nikoqirët shprehën interes të veçantë për Portin e Tivarit, si dhe për realizimin e një numrit të projekteve në fushën e turizmit. Arsimi ishte gjithashtu një nga temat kryesore në këtë bisedë, veçanërisht në kontekstin e rëndësisë së investimeve të huaja për Malin e Zi, i cili përveç kapitalit do të sjellte edhe njohuri të reja dhe aftësi të reja drejtuese”, thuhet në deklaratë.

Gjukanoviq, do të udhëtojë nga Abu Dabi në Dubai, ku do të takohet me një numër tjetër të investitorëve potencialë nga Emiratet, përfundon deklarata.

SHARE