FILLIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS KOMUNËS SË TUZIT MË KOMUNËN QENDËR TË SARAJEVËS

Nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Komunë në kuadër të Kryeqytetit,  Haris Ramoviq dhe Simon Ivezaj, si dhe këshilltarja në Sekretariatin për punë, bujqësi dhe mirëqenie sociale Ismeta Gjoka, vizituan Komunën Qendër të Sarajevës, ku u mikpritën nga kryetari i  kësaj bashkie dr. Nexhad Ajnaxhiq me bashkëpunëtorët e tij.

Të pranishmit përshëndeten fillimin e bashkëpunimit midis dy komunave dhe u pajtuan që shkëmbimi i përvojave është shumë me rendësi për qytetarët, po ashtu edhe u pajtuan që ka shumë hapësirë dhe mundësi për një bashkëpunim të suksesshëm midis dy komuniteteve lokale në shumë fusha e veçanërisht në aplikimin për të holla nga fondet e Unionit Evropian.

Siç kumtojnë nga Komuna e Tuzit,  ata Veçanërisht theksojnë gatishmërinë e Komunës Qendër të Sarajevës për të qenë ndërmjetësues në grumbullimin e produkteve bujqësore nga Komuna e Tuzit për hipermarketet e tyre.

Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, falënderuan për mikpritjen nikoqirët dhe shprehën dëshirë që takimet e tilla të jenë shumë më të shpeshta në të ardhmen.

SHARE