RRETH KONSULTIMEVE MBI ÇËSHTJEN E KUFIRIT DETAR ME GREQINË, META RIKTHEN NË PRESIDENCË ISH-PRESIDENTËT

Pas takimeve të Ish Presidentëve të Shqipërisë Bujar Nishani dhe Bamir Topi edhe  ish presidentët tjerë të Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha hynë me radhë njëri pas tjetrit në Presidencën shqiptare për t’iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës për konsultime mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Siç raporton Top Chanel, nga ajo se çfarë u diskutua mes Presidentit aktual dhe ish-Presidentëve të Shqipërisë nuk ka asnjë publikim zyrtar, por nga Presidenca shqiptarë kanë thënë se konsultimet janë të nevojshme.

Po sipas Top Chanel, Ilir Metës iu kërkua zyrtarisht plotfuqishmëria të martën nga Ministria e Jashtme për negociatat me Greqinë, bazuar kjo në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, e ku ndër të tjera argumentohej vendimi edhe me mungesën e marrjes së kësaj “lejeje” nga kreu i shtetit.Në qendër të kritikave për këtë fakt, ka qenë Ministri I Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati,  të cilit i është kërkuar që të merrte plotfuqishmërinë e Metës më herët.

Por, Ministria e Jashtme thotë se negociatat e kryera deri më tani me palën greke kanë qenë mbi çështje parimore dhe nuk është punuar me hartën. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë  thotë se në momentin që nis puna me ndarjen e vijës kufitare në hartë, atëherë kërkohet plotfuqishmëria e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo i bie se bisedimet me palën greke vetem se kanë hyrë tashmë në këtë fazë dhe pritet vetëm leja e Presidentit të Shqipërisë ilir Meta për vazhdimin e tyre.

Nga ajo çfarë është bërë publike nga pala greke fillimisht dhe më pas nga ajo shqiptare, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të cilët ishin të banuar në vitin 1913.

SHARE