DARMANOVIQ: MALI I ZI I PËRKUSHTUAR NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT

Në takimin e Koalicionit Global për Fitoren mbi Shtetin Islamik (ID) i cili mbahet në Kuvajt, Ministri i Punëve të Jashtme të MZ, Srgjan Darmanoviq,  përsëriti përkushtimin e Malit të Zi në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Në Fokus të takimit, i cili ishte i pari që nga suksesi i madh që Koalicioni realizoi duke i çliruar territoret të cilat ishin nën kontrollin e terroristëve dhe duke shpallur një fitore mbi ID, në fokus ishte stabilizimi dhe rindërtimi i zonave të çliruara të Irakut dhe Sirisë” , kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ.

Siç raportohet  nga MPJ-a, gjatë prezantimit, shefi diplomacisë malazeze i njoftoi pjesmarrësit për përpjekjet e Malit të Zi,  për planin e tyre në nivelin rajonal dhe global me qëllim që të luftohet për këto sfida të sigurisë.

“Ai theksoi gatishmërinë e MZ, që brenda aftësive të saj, të marrë përgjegjësi për hartimin e sigurisë dhe stabilitetit  dhe gjithnjë të vazhdoi me dhënë  kontribut konkret në aktivitetet e Koalicionit Global”, kumtohet nga  MPJ-a.

Gjatë takimit në Kuvajt u konstatua se Koalicioni me veprimin e  tanishëm  ka treguar unitet dhe vendosmëri të madhe për të mposhtur ID dhe kjo qasje ka dhënë rezultate konkrete pasi organizata terroriste ka humbur pothuajse të gjitha territoret që kontrollonte në Irak dhe Siri, thuhet në kumtesë.

SHARE