IBRAHIMOVIQ: TI MUNDËSOHET DIASPORËS TË VOTOJNË NË AMBASADA

0
45

Deputeti i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq tha se gjatë procesit të ardhshëm të ndryshimit të legjislacionit zgjedhor, kjo parti do të avokojë që diasporës ti lejohet të votojnë në zyrat diplomatike dhe konsullore.

Në deklaratën e tij për gazetën “Dan”, ai theksoi  se është nevoja për përfaqësim të mirëfilltë në parlamentin malazez.

“Pika fillestare e Partisë boshnjake, dhe unë besoj edhe e të gjitha subjekteve tjera politike, është krijimi i një atmosferë besimi dhe vendim-marrje konsensuale. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të minoriteteve, siç është e drejta për përfaqësim autentik në Kuvendin e Malit të Zi dhe në njësitë e vetëqeverisjeve lokale dhe e drejta për përfaqësim proporcional në shërbimet publike dhe autoritetet shtetërore. Gjithashtu, ne do të avokojmë mundësinë që diaspora të mund të votojë në zyrat diplomatike dhe konsullore”, deklaroi Ibrahimoviq.

I pyetur nëse ai beson se PDS-ja do të pranoi dialogun për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, ai u përgjigj se niset nga fakti se për dialog të suksesshëm , nevojitet vullneti i mirë i të dy palëve.

“Na lejohet të besojmë se për fillim kemi këtë energji pozitive”, deklaroi deputeti i Partisë Boshnjake.

 

SHARE