PREZANTOHET STRUKTURA E STUDIMIT TË FIZIBILITETIT

Struktura e studimit të fizibilitetit të ardhshëm të korridorit Adriatiko-Jonian përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë u prezantua të mërkurë gjatë takimit në Shkodër, kumtuan nga Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare të MZ.

Nga kjo Ministri theksuan se në  takim u diskutua mbi  ecurinë e tre fazave të projektit, gjegjësisht rutës SEETO 1 dhe Rutes 2.

Siç kumtohet, është duke u zhvilluar hulumtimi i komunikacionit, identifikimi i rrugëve alternative në trasen e shpejtë magjistrale përmes Malit të Zi dhe autostradës nëpër Shqipëri, si dhe metodologjinë dhe kriteret që do të përdoren gjatë analizës multi-kritere. Studimi i fizibilitetit, siç thanë ata, financohet nga granti i Bashkimit Evropian, përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) në vlerë prej 3.5 milion euro.

“Takimi i ardhshëm punues me konsulentët dhe përfaqësuesit e WBIF-së dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mbahet së shpejti në Mal të Zi”, thuhet në komunikatë.

SHARE