MIRATOHEN 2.7 MILIARDË EURO KREDI

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, bankat miratuan hua marrje prej 2.7 miliardë eurosh,  që do të thotë ramje prej 0.6 për qind në muaj.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2016, u miratuan  rreth 11.8% më shumë kredi. Raporti midis kredive dhe depozitave në dhjetor ishte më i ulët në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2016, duke arritur në 0.83 për qind, sipas Buletinit të ri të Bankës Qendore të MZ.

Bankat huazuan më së shumti në fushën e ekonomisë dhe popullsisë, rreth 77.9 për qind. Depozitat totale në fund të dhjetorit në krahasim me muajin nëntor ishin 2.5% më të larta dhe arritën në 3.27 miliardë euro, ndërsa  në nivelin vjetor ato u rritën  për 13.8%.

Depozitat me afat përbënin 38% të totalit, ndërsa ato me pamje 61.2%. Pjesa e mbetur prej 0.8 për qind, u referohet fondeve në llogarinë ruajtëse.

Në strukturën e depozitave me afat pesha më e madhe kishte maturitetin prej tre muaj deri në një vit në 50.9%.

Afatet e depozitave prej një deri në tre vite ishin 36.8 për qind.  Depozitat e përgjithshme të individëve në fund të dhjetorit arritën në rreth 1.7 miliardë euro, 3.5 për qind më shumë se në nëntor, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2016 ato u rritën për 11.1 për qind.

SHARE