GRUPI PARLAMENTAR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, VIZITË NË SHKOLLËN FILLORE “MAHMUT LEKIQ”, NË TUZ

0
241

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Nait Hasani kryetar i komisionit, pastaj deputetët, Valon Ramadani, Imet Rrahmani dhe Adem Mikullovci,  delegacion ky i përbërë nga deputetët e partive të ndryshme parlamentare në Kosovë, vizituan Shkollën fillore “Mahmut Lekiq”, në TUZ.

Delegacioni në fjalë u prit nga drejtori i Shkollës, Rexhep Gjokaj, me bashkëpunëtor.  Gjokaj mysafirët nga Kosova,  i falënderoi për vizitën dhe u dëshiroj mirëseardhje në Malësi.

SHARE