NJË PJESË E MADHE E MALËSISË NESËR PA ENEGJERI ELEKTRIKE

Shumë vendbanime në Malësi nuk do të kenë energji elektrike nesër nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 14:00, sipas sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi. Për shkak të punimeve në rrjet nesër pa energji elektrike do të jenë fshatrat: Hakshabanaj, Vulaj, Shipshanik, Milesh, Rrogath, Kshevë, Gurrec, një pjesë e malit të Kakarriqit, Omerbozhaj, Rakiq, Dinosh, Selisht, Priftën, Pikalë, Tergaj pjesë e Cemit, Stanaj, Haxhaj dhe Lulanaj thuhet në njoftimin e CEDIS.

SHARE