AFATI PËR PARAQITJEN E PUNËDHËNËSVE SKADON TË HËNËN

Afati për paraqitjen e punëdhënësve për programin e aftësimit profesional të personave me arsimim të lartë, skadon të hënën dhe më pas do të fillojë paraqitja e shfrytëzuesve për pjesëmarrje në këtë program, është kumtuar nga Ministria e arsimit të MZ.

Nga ky dikaster kanë kumtuar se programi i tillë organizohet për herë të 7-të për vitin studimor 2018/19.

Të drejtë në aftësimin profesional kanë personat me arsimim të lartë dhe që nuk kanë përvojë pune në nivelin e caktuar të arsimimit dhe gjenden në evidencën e Entit për punësim, kanë deklaruar nga Ministria e Arsiumit.

Siç theksohet sipas analizave të cilat i ka realizuar kjo Ministri në bashkëpunim me drejtorinë Administratës Tatimore, e që ka të bëjë me vitet e mëparshme të realizimit të programit, rreth 50 për qind shfrytëzues të tij kanë vazhduar angazhimin punues.

Informacionet mbi paraqitjen e punëdhënësve për programin e aftësimit profesional gjenden në faqet e internetit të administratës së E-së, Administratës së Kudrave, Entit Për Punësim dhe Ministrisë së Arsimit të MZ.

SHARE