KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT MIRATON BUXHETIN PËR VITIN 2018

Sot u mbajt seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit në të cilën  u miratua buxheti i  Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit për vitin 2018, në shumë prej 2.400.800.00 euro.

Alternativa Shqiptare paraqiti amendament  që pjesë e buxhetit të jenë mjetet për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Sukruq, mirëpo ky amendament u hell poshtë nga shumica parlamentare PDS-PB-UDSH-SD.

Në fillim të seancës klubi i këshilltareve të LDSH,  propozoi te shtohet edhe një pikë e rendit të ditës që ka të bëj me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Tuz, pasiqë pothuajse të gjitha klubet e partive ketë iniciative e vlerësuan si të qëlluar dhe e përkrahen parimisht, kërkuan koncenzus lidhur me ketë dhe kërkuan që kjo pikë të jetë në një seancë tjetër, pasiqe propozuesi Ivan Ivanaj siç deklaroi mori garanci nga shefat e klubeve të këshilltareve se kjo iniciative do fitoj përkrahje, tërhoqi propozimin për një seance tjetër.

Në këtë seancë u miratua edhe Propozim-vendimi mbi kompensimin e këshilltarëve në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit; Propozim-vendimi mbi të ardhurat e funksionarëve lokal dhe personave që emëron Kuvendi i komunës;Propozim vendim mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokal të komunës; Projekt-vendimi, mbi kriteret,mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare;Projekt-vendimi mbi financimin e sportit dhe Projekt-vendimi mbi të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve.

SHARE