GJUKANOVIQ-URBAN: PRIORITET  I POLITKËS SË  JASHTME ÇEKE ËSHTË ZGJERI I I BE-së

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, priti sot në vizitë, ambasadorin e parë rezident të Republikës Çeke në Malin e Zi, Karel Urban.

“Ambasadori Urban shprehu mbështetjen e plotë të Republikës Çeke për Malin e Zi, në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE duke theksuar se prioritet i politikës së jashtme të Çekisë është zgjerimi i BE-së dhe mbështetja për Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu konfirmoi gatishmërinë për ndihmë të mëtejshme të ekspertëve çekë ndaj Malit të Zi, në procesin e bashkimit dhe shkëmbimit të përvojës gjatë procesit të negociatave”, kumtohet nga kabineti i Presidentit të MZ.

Siç kumtohet, Gjukanoviq falënderoi ambasadorin çekë për mbështetjen që Republika Çeke i ofron vazhdimisht Malit të Zi, si në planin bilateral ashtu edhe në procesin e pranimit në BE.

Ai pohoi angazhimin e politikës shtetërore malazeze në sistemin evropian të vlerave, duke arritur një cilësi më të lartë jetese për qytetarët nëpërmjet reformave gjithëpërfshirëse shoqërore.

“Të dy palët u pajtuan që të dy vendet i lidhin marrëdhënie miqësore dhe një nivel të mirë bashkëpunimi. Gjithashtu është vlerësuar se Mali i Zi dhe Republika Çeke mund të forcojnë më tej marrëdhëniet në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit “, thuhet në kumtesë.

SHARE