DARMANOVIQI – MARSCIK: BALLKANI PERËNDIMOR MBETET NË FOKUS TË AUSTRISË DHE BE-së

Siç kumtohet, ministri i jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq, gjatë takimit të tij me Marscik, përshëndeti marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis Malit të Zi dhe Austrisë dhe falënderoi atë, për mbështetjen e vazhdueshme që i jep vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ai përsëriti angazhimin e vendosur të Malit të Zi ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE dhe vuri në dukje se Mali i Zi tashmë i ndan vlerat evropiane me partnerët e vet evropianë”, thuhet në deklaratë.

Në kontekstin e presidencës së ardhshme austriake me Këshillin e Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2018, Marscik theksoi se Ballkani Perëndimor mbeti lartë në agjendën e Austrisë dhe Bashkimit Evropian.

“Ai përcolli mesazhe urimi, për ecurinë e Malit të Zi, në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian dhe vuri në dukje kontributin e rëndësishëm të Malit të Zi,  në stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në deklaratë.

SHARE