KOMISONI KOMUNAL ZGJEDHOR I TUZIT KONFIRMON LISTAT ZGJEDHORE

0
227

Komisioni Komunal Zgjedhor në Tuz , konfirmoi, gjashtë listat zgjedhore që do të garojnë për kuvendin komunal të Komunës së Tuzit në zgjedhjet e 3 marsit.

6 listat zgjedhore, janë: Koalicioni Forumi Shqiptar, “Malësia na Bashkon”, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Mali i Zi Demokratik, Partia Socialiste Popullore, Partia Boshnjake, Social Demokratët dhe Partia Demokratike e Socialistëve.

Siç theksoi, Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Tuzit, Shtjefan Ujkiq, asnjëra parti nuk kishte mangësi, madje as mangësi teknike, por që të gjithë kanë dorëzuar më shumë nënshkrime se sa ishte e nevojshme. Në zgjedhjet lokale të Tuzit, të drejtë vote kanë 11.744 qytetarë të Malësisë.

SHARE