RADULLOVIQ: ËSHTË SIGURUAR RRITJA E PENSIONEVE DHE JANË STABILIZUAR FITIMET

0
78

Me zbatimin e konsolidimit fiskal, Qeveria e Malit të Zi,  arriti të sigurojë rritjen e pensioneve, stabilitetin e pagave dhe përfitimet sociale, deklaroi ministri i financave të MZ, Darko Radunoviq.

“Aktivitetet e Ministrisë së Financave në dy vitet e fundit janë fokusuar në arritjen e qëndrueshmërisë së financave publike, e cila është një parakusht i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Radunoviq në një video-mesazh të postuar në profilin “Twitter”, të Qeverisë së MZ.

Sipas tij, janë rritur të dhënat nga buxhetore për fermerët dhe sipërmarrësit.  “Kemi forcuar stabilitetin e buxhetit dhe kemi përmirësuar vlerësimin e kredisë të vendit, i cili ndikim në realizimin e kushteve të favorshme  të kreditimit për shtetin dhe qytetarët”, tha Radunoviq.

Ai tha se Qeveria në të njëjtën kohë ka rritur buxhetin kapital për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturave tjera, veçanërisht për pjesën veriore të vendit dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, siç janë shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale.

 

SHARE