ZENKA: QYTETARËT NUK DO TË KENË MË FRIKË NGA GJOBAT PËR SHKAK TË SHFAQJES TË SIMBOLEVE KOMBËTARE

0
80

Deri në fund të këtij viti, Qeveria do të procesoi një serë ligjesh që saktësisht dhe qartë do të përcaktojnë rregulloret lidhur me shfaqjen e simboleve kombëtare të vendeve të tjera, njoftoi për gazetën “Pobjeda”, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e MZ, Mehmed Zenka.

“Vitin e kaluar Qeveria miratoi Projektligjin për përzgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe në kuadër të përfundimeve, ka obliguar Ministrinë e Kulturës për të harmonizuar me të Ligjin për Simbolet Shtetërore, kurse Ministrinë e Punëve të Brendshme për të harmonizuar Ligjin për rendin dhe qetësinë publike, respektivisht nenin 23”, deklaroi Zenka.

Sipas ministrit Zenka, Ministria e Kulturës ka përmbushur detyrimet e saj nga përfundimet e Qeverisë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka bërë këtë. “Unë besoj se në ditët e ardhshme ata do ta përfundojnë punën e tyre, kështu që deri në fillim të Vitit të Ri, në paketë Parlamentit , do të procesojë të gjitha tre aktet ligjore”, shtoi Zenka. Ai thekson se në këtë mënyrë, nëse ligjet miratohen në parlament, pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Mal të Zi, nuk do të vinë më në situatë t’i përgjigjen gjykatave, se pse ata shfaqin simbolet e një shtetit tjetër. “Shfaqja e simbolit të një shteti tjetër është qëndrim personal i anëtarëve të një komuniteti pakicë ndaj atij vendi dhe simboleve të tij, kështu që askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë ndonjë individë që në ndonjë solemnitet privat, të shfaqin flamurin e një shteti tjetër”, shpjegoi Zenka. Duke komentuar ngjarjet e fundit në Ulqin dhe Tuz, kur policia dorëzoi padi te gjykata për kundërvajtje, kundër dy shqiptarëve, të cilët njëri në veturën e vet, kurse tjetri në shtëpi, vendosen flamujt shqiptarë, ministri Zenka, vlerësoi se këto ngjarje nuk janë fotografi e vërtetë e marrëdhënieve të mira ndëretnike në Mal të Zi.

“Kjo nuk është fotografi e bukur, por ndoshta këto ngjarje janë një shenjë e mirë për inicimin e ndryshimit të ligjeve. Këto situata të pakëndshme mund të jenë arsye për të reaguar dhe mos të kemi më ngjarje të ngjashme në Malin e Zi”, përfundoi Zenka.

SHARE