PROPOZIM LIGJI PËR SIMBOLET KOMBËTARE NUK ËSHTË DORËZUAR

Projektligji për simbolet kombëtare nuk është dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi, kështu që nuk mund të vendoset në rendin e ditës të seancës, kumtuan nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Kuvendit të MZ.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje dje Kryetarit të Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, te vendos në rendin e ditës në seancën  e parë të rregullt projektligjin, e miratuar nga Qeveria e MZ,  në tetor të vitit të kaluar, si dhe Propozimin për ndryshimet në Ligjin për rendin dhe qetësinë publike të paraqitur nga nënkryetari i Kuvendit të MZ, Genci Nimanbegu.

Nga Kuvendi i Malit të Zi, kumtuan se Propozim-ndryshimet në Ligjin për rendin dhe qetësinë publike, janë dorëzuar më 30 nëntor , prandaj nuk gjendennë procedurën parlamentare.

“Siç dihet, Kuvendi, në përputhje me procedurat e përshkruara, shqyrton të gjitha propozimet e paraqitura në mënyrë të rregullt të akteve ligjore”, thuhet në deklaratë të Kuvendit të MZ.

SHARE