NIKA, DUKAJ DHE GJELAJ, ZHVILLUAN TAKIM PUNE NË KOSOVË

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në MZ, Faik Nika, sekretari i KKSH-së Lindon Gjelaj si dhe Drejtori Gjeneral pranë Ministrisë së Arsimit të MZ, Marash Dukaj me  bashkëpunëtorë, zhvilluan takime pune në institucionet e Republikës së Kosovës. Siç thuhet në komunikatë, ata fillimisht zhvilluan takim ne Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në të cilin i priti ministri Shyqyri Bytyçi me bashkëpunëtorë. Ne këtë takim diskutuan për; çështjen e kuotave në Universitetin e Prishtinës për kandidatet shqiptare nga Mali i Zi, veçimi i tyre ne kolone të veçantë, rritjen e tyre, shqyrtimin dhe mundësinë për njohjen dhe ekuivalentimin e provimit te maturës shtetërore, nevojën  e asistimit me mjete mësimore, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe, dhe nevojën e përshpejtimit të procedurave te nostrifikimit te diplomave. Siç thuhet takim tjetër të rëndësishëm zhvilluan  me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Fazli Gjaraku, me te cilin biseduan për mundësinë e furnizimit me literature në gjuhen shqipe për bibliotekat  e shkollave, në të cilat mësimi zhvillohet ne gjuhën shqipe, dhe po ashtu te bibliotekave të qytetit të Ulqinit, Tuzit dhe Plavës.  Gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin për hartimin e nje bibliografie te veprave ne gjuhen shqipe te botuara ne Malin e Zi. Takim tjetër të rëndësisë së veçante zhvilluan me zv. Ministren e Kulturës, Rinise dhe Sportit Leonora Morina-Bonjaku, në të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor me shqiptaret ne Mal te Zi me qellim promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.  Ndërsa,  gjatë ne takimit qe zhvilluan ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në të cilin i priti rektori Marjan Dema, me bashkëpunëtore, diskutuan për kuotat në UP për kandidatet shqiptar nga Mali i Zi, përshpejtimin e procedurave te njohjes të të diplomuarve etj.

SHARE