MARKOVIQ, ZHVILLOI TAKIME NË DREJTORINË TATIMORE, TË DOGANAVE DHE DREJTORINË PËR PUNË INSPEKTUESE

0
67

Për pesë muaj të vitit 2019 u paguan mbi 56 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe mbi 21 milion euro më shumë se çka ishte plani, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi,  Dushko Markoviq, gjatë mbledhjes  së zhvilluar me Drejtorinë Tatimore, Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë për Punë Inspektuese. “Ky është rezultat i shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë veprimtarinë tonë intensive. Aktiviteti i shërbimeve inspektuese është i dukshëm në terren, si dhe dedikimi ndaj interesit shtetëror. Duhet të mbledhim çdo euro të parave shtetërore për ti siguruar qytetarëve standard më të mirë dhe më shumë vende pune”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Siç kumtohet, gjithashtu janë planifikuar aktivitete më intensive të organeve kompetente shtetërore gjatë sezonit veror turistik ku po ashtu pritet progresi në krahasim me vitin e kaluar

SHARE