PSD: “NUK KA KUSHTE PËR ZGJEDHJE TË NDERSHME”

0
33

Nuk ka kushte elementare për mbajtjen e çfarë do zgjedhjeve në Malin e Zi, thuhet në kumtesën e kryesisë së PSD-së.

Nga kjo parti, kumtuan se, pjesëmarrja e kujt do nga opozita në zgjedhjet e ardhshme për komunën Tuzit, janë të “dëmshme për interesin publik”.

Siç kumtohet nga kjo parti politike, në seancën e mbajtur më 6 shkurt 2019, kryesia e PSD-së shqyrtoi situatën aktuale politike që u krijua pas aferës “Zarfa” dhe Atllas.

“Kryesia e PSD-së, shpreh kënaqësinë e saj qëP SD, me mbështetjen e shumicës së kolegëve të saj të opozitës, me sukses ka realizuar iniciativën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Malit të Zi në temën e aferës ” Zarfa “, për më 21 shkurt 2019”.

SHARE