KOMISIONI ADMINISTRATIV, PROPOZON GJORGJE VUKÇEVIQ PËR KRYETAR TË KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR

0
44

Komisioni Administrativ, propozoi për kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Gjorgje Vukçeviq.

Për zgjedhjen e Vukçeviq, votuan shtatë deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Social Demokratike , Rashko Konjeviq, nuk votoi. Kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor e emëron Kuvendi i Malit të Zi.

Vukçeviq, është anëtar i Këshillit Drejtues të Kompanisë Rajonale të Furnizimit me Ujë të Bregdetit Malazez, dhe më parë ka punuar në administratën e qytetit të Podgoricës dhe të Kotorit.

Në konkurs për kryetar të KSHZ-së, përpos Vukçeviqit, konkurruan edhe Beshir Kajeviq, Shefket, Krciq, Amer Shukurica dhe Jovan Vojinoviq.

Lidhur me këtë, Kryetari i Komisionit Administrativ, Luigj Shkrela, deklaroi se kushtet i kanë plotësuar, Vukçeviq, Shukurica dhe Vojinoviq.

SHARE