DARMANOVIQ: MALI I ZI ËSHTË GATI TË KONTRIBUOJË NË LUFTËN KUNDËR ISIS

0
36

Mali i Zi, si anëtar i Koalicionit dhe anëtarë e NATO-s, do të vazhdojë të kontribuojë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit global, e që këtë e ka treguar edhe në aktivitetet e Koalicionit, por edhe me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për Irakun dhe misionin e NATO-s në Afganistan, deklaroi Minstri i Punëve të Jashtme të MZ, Srgjan Darmanoviq, gjatë takimit ministror të Koalicionit Global ndaj fitores mbi ISIS në Washington.

Në fokusin e takimit, të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo,  e në të cilin gjithashtu mbajti fjalim edhe  Presidenti i SHBA Donald Tramp, u bë një përmbledhje e aktiviteteve të mëtejshme të Koalicionit për të stabilizuar situatën në Irak dhe Siri.

Gjatë prezantimit, Darmanoviq vlerësoi përpjekjet e Koalicionit për të liruar territorin e Irakut dhe Sirisë nga ISIS, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes së aktiviteteve të ardhshme të Koalicionit në përgjigje të metodave dhe teknikave të reja të luftës së ISIS.

SHARE