GJYKATA E LARTË KONFIRMOI AKTAKUZËN KUNDËR ISH KRYEBASHKIAKUT TË TIVARIT ZHARKO PAVIQEVIQ

Gjykata e Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën kundër ish kryetarit të Komunës së Tivarit, Zharko Paviqeviq, i cili ishte akuzuar se ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare në vitin 2011, gjatë ndërtimit të hapësiravr banesore dhe të bizneseve, duke dëmtuar arkën e Postës më vlerë prej 2.25 milionë euro. Siç shkruan gazeta “Pobjeda”, përpos Paviqeviq, të akuzuar janë edhe ish drejtoresha e përgjithshme e firmës së Paviqeviq, “Enti për ndërtimin e Tivarit”, Danijella Krkoviq dhe  vlerësuesi Rafael Vreteniçiq.

Lënda i është dhënë gjykatësit Drago Joviq, i cili më 20 korrik ka caktuar seancë përgatitore për rastin në fjalë.  Prokuroria Speciale e Shtetit, ka nisur hetimet lidhur me këtë pasiqë Posta e Malit të Zi, ka ngritur padi kundër  kompanisë në falimentim “Enti për ndërtimin e Tivarit”, në pronësi të Zharko Paviqeviq dhe Kompanisë së Tivarit USEFA, për shkak se ata nuk kanë respektuar kontratën për ndërtimin e përbashkët të objekteve të banimit dhe të bizneseve.

Në Kontratën e nënshkruar në vitin 2008 Posta e Malit të Zi, investoi tokë shtetërore në “Topolica”,  në rrethinë të Tivarit, në mënyrë që të marrë 30% nga hapësira e ndërtuar rezidenciale dhe afariste, gjegjësisht pronën e ndërtimit vlera minimale e së cilës duhet të jetë 4.3 milionë euro.

SHARE