RIVIERA E ULQINIT: NË MES TË MAJIT PËR RIFINANCIMIN E KREDISË

0
149

Aksionarët e Hotelit Turistik të Rivierës së Ulqinit, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit do të duhet të marrin në konsideratë vendimin për dhënien e miratimit Korporatës Karisma Hotels Adriatik Montenegro, për të rifinancuar kredinë e kompanisë së Ulqinit tek Atlas Banka dhe te Fondi për Zhvillimin e Investimeve.

Kompania Karisma Hotels Adriatic Montenegro, është kontraktuese me qira në Plazhin e Madh, e cila pas kësaj duhet të krijojë një hipotekë të rendit të parë për hotelet Bellevue dhe Olimpik, të cilat janë lëndë e qiramarrjes, në favor të bankës që do të japë hua për kompaninë Karisma.

Në shtator të vitit të kaluar, Kompania Karisma, mori me qira tokën dhe hotelet Bellevue dhe Olimpik, me përmbajtje shoqëruese për 30 vite.

Siç është kumtuar më parë kompania Karisma do të ndërtojë kompleksin Holiday Village, i cili do të ketë 357 dhoma me të gjitha përmbajtjet, katër pishina, restorantet, baret, pastaj klubin për adoleshentët, klubin për fëmijë, dhomën e lojërave dhe objekte të tjera për të rinjtë. dhe të rriturit.

Ky projekt në fazën e parë të zhvillimit do të kushtojë pak më shumë se dhjetë milionë euro, në fazën e dytë 6.5 milionë euro, ndërsa në fazën e tretë 15.5 milionë euro.

SHARE