FRONTI DEMOKRATIK FTON PJESËN TJETËR TË OPOZITËS TË DAKORDOHEN PËR KANDIDAT JO PARTIAK PËR PRESIDENT

“Kryesia e Frontit Demokratik, informon opinionin se për shkak të rëndësisë historike të unifikimit të opozitës rreth një personaliteti jo-partiak, ka arritur marrëveshje me Andrija Joviqeviq, që të heqë dorë nga kandidatura për presidentin e Malit të Zi” , kumtohet nga Fronti Demokratik.

Në këtë mënyrë, siç thonë ata, edhe një herë  ata demonstruan përgjegjësinë, të cilën siç  theksuan, duhet ta tregojnë edhe të gjitha subjektet tjera relevante të opozitës.

“Që interesat e veta personale dhe partiake ti paravënë shumicës së shtetasve malazezë, të cilët po kërkojnë një ndryshim të qeverisë, prandaj pikërisht zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë mundësi e mirë për këtë”, kumtohet nga FD-ja.

Ata kujtojnë se Fronti Demokratik nuk propozoi një kandidat të partisë dhe që nga marsi i vitit 2017, siç thonë ata, pjesës tjetër të opozitës  i propozoi emërimin e një figure jo partiake, e cila mund të bashkojë të gjitha strukturat e opozitës.

“Edhe pse ne jemi faktori më i fortë politik i opozitës, ne kemi treguar një hapësirë të ngjashme kur, pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, ne i premtuam mbështetje krijimit të një Qeverie nga partitë e pakicave së bashku me pjesën tjetër të opozitës.

Qytetarët e kanë vlerësuar këtë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi arritur të ruajmë forcën tonë dhe të vazhdojmë me propozime dhe politikë që është në interes për të gjithë qytetarët e Malit të Zi “, thuhet në kumtesë të FD-së.

Nga FD-ja, ftojnë të gjithë kolegët nga radhet e opozitës, të cilët kanë paralajmëruar kandidaturë, të heqin dorë nga siç thonë ata “synimi i humbjes” dhe të dakordohen rreth një kandidati jo-partiak, i cili sipas tyre  do të jetë fituesi i sigurtë në zgjedhjet presidenciale.

SHARE