ASH: DO TË PAGUAJMË ÇDO DËNIM PËR SHFAQJEN E FLAMURIT SHQIPTAR

0
61

Alternativa shqiptare do të paguajë çdo gjobë për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar dhe do të vazhdojë të këmbëngulë për miratimin e amendamenteve të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, deklaroi Kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj.

Ai kujton se në disa raste shprehu pakënaqësinë e tij për mos zbatimin e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili do të lejonte përdorimin e lirë të flamurit kombëtar.

Gjeloshaj, tha se Alternativa Shqiptare, në bashkëpunim me subjektet e tjera politike shqiptare, do të vazhdojë, të kërkojnë që sa më parë që të jetë e mundur, të miratohen ndryshimet  e këtij ligjit në Parlamentin e MZ. Gjeloshaj, thekson se ASH, ka dënuar ashpër, dënimin që u është bërë nga ana e policisë së Malit të Zi, bashkëkombësve, në Ulqin dhe Tuz.  “Gjithashtu, kam njoftuar publikisht se Alternativa Shqiptare do të paguajë çdo dënimin me të holla, të çdo shqiptari për përdorimin e flamurit kombëtar.

E përsëris me këtë rast se askush nuk mund të na ndalojë të theksojmë simbolin tonë kombëtar dhe se askush nuk mund të na dënojë sa ne  mund të paguajmë”, tha Gjeloshaj.

SHARE