VIDOVIQ: REZULTATET E INSTITUCIONEVE TË MZ, JANË KONTRIBUT I VLEFSHËM PËR BOSNËN DHE HERCEGOVINËN

0
40

Reformat themelore dhe rezultatet e mira të institucioneve malazeze dhe të ekipit negociues janë kontribut shumë i vlefshëm për institucionet e Bosnës dhe Hercegovinës në ndjekjen e rrugës së tyre evropiane, deklaroi sekretari i qeverisë së atij vendi Robert Vidoviq në gjatë takimit me homologen e tij malazes Natasha Peshiq në Podgoricë.

“Si anëtari më i ri i NATO-s dhe i vendeve që janë më afër anëtarësimit në BE, Mali i Zi është i vendosur të japë fqinjëve të saj të gjithë mbështetjen në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre të fituar që nga rivendosja e pavarësisë.

Jam e bindur se duke forcuar bashkëpunimin ne mund të kontribuojmë për reforma më të mira dhe më të shpejta të vendeve tona dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Sekretarja e përgjithshme malazeze.

Vidoviq falëndero për mbështetjen Qeverinë e Malit të Zi, veçanërisht në procesin e pranimit  të atij vendit në Bashkimin Evropian.

 

SHARE