HOTI DHE GURI,  VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E TUZIT

0
147

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri,zhvilloi vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Në këtë takim, Hoti u prit nga Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës Simon Ivezaj, nënkryetari i Komunës Haris Ramoviq dhe sekretari për Kulturë, Sami Axhoviq.

Hoti prezantoi para përfaqësueseve të komunës Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë duke premtuar se do t’i ofrojë ndihmë për implementimin. “Programi Nacional për Rininë është një program i veçantë që lidh të rinjtë e të gjitha komuniteteve dhe u mundëson të rinjve që pa dallim të përfshihen në garë”, tha Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj tha se është shumë i lumtur që po vihen themelet e bashkëpunimit me Kosovën me një projekt shumë të rëndësishëm për nxënësit.

“Çdo iniciativë nga Kosova është e mirëseardhur. Kjo e sotmja është hap shumë pozitiv për të nisur bashkëpunimin për nxënës”, tha Kajoshaj.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës Simon Ivezaj theksoi gatishmërinë që së bashku të shohin mundësitë e implementimit të programit.

Kurse, Nënkryetari i komunës Haris Ramoviq në emër të komunitetit boshnjak tha se është shumë i interesuar për zbatimin e Programit Nacional për Rininë edhe në Rozhajë e Novi Pazar. ​

SHARE