NUHOXHIQ NË FORUM NË TIRANË: MENAXHIMI EFIKAS I KUFIJVE ËSHTË PRIORITET PËR BE-NË DHE RAJONIN

Në panelin e përkushtuar për sigurinë, bashkëpunimin policor dhe luftën kundër terrorizmit, është veçanërisht është apostrofuar forcimi i bashkëpunimit me EUROPOL dhe shtetet anëtare, në mënyrë që t’i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave të terrorizmit dhe radikalizmit.

Sigurimi i një menaxhimi efektiv të kufirit dhe lufta kundër emigracionit ilegal, radikalizimit dhe terrorizmit mbeten prioritet për vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, u kumtua nga Forumi i Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë.

Në Forumin BE-Ballkani Perëndimor, i cili organizohet nga Austria në kuadër të presidencës së BE-së, merr pjesë edhe Ministri i brendshëm malazes Mevlludin Nuhoxhiq.

Siç është kumtuar nga  Ministriae Punëve të brendshme, në panelin e  dedikuar për emigrimin dhe menaxhimin e kufijve  është njohur rëndësia e veprimit të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në drejtim të shkëmbimit më intensiv të të dhënave operacionale.

“Si përmes nismave rajonale,ashtu edhe nëpërmjet institucioneve dhe agjencive të BE-së përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe politikën e emigrimit”, thuhet në komunikatë.

SHARE