RREGULLA TË REJA PËR INVESTITORËT NË VENDET E NDËRTIMIT

0
94

Qeveria e Malit të Zi ka konfirmuar Propozimin për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen dhe shëndetit në punë.

Me  këtë Propozim parashikohet që investitori në vendin e ndërtimit duhet të angazhojë një ose më shumë koordinatorë për mbrojtjen dhe shëndetin në punë. Nga Qeveria e MZ, kumtuan se me këto ndryshime harmonizohet legjislacioni vendas me direktivat e Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian në lidhje me masat për nxitjen e përmirësimeve në sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve në punë dhe kërkesat minimale për shëndetin dhe sigurinë në punë në vendet e ndërtimeve të përkohshme ose të lëvizshme, si dhe me standardet e organizatës Ndërkombëtare të punës.

“Me Shtrirjen e detyrimeve të projektuesit dhe investuesit përshkruhen obligimet për të caktuar një ose më shumë koordinatorë për mbrojtjen dhe shëndetin në punë kur punimet janë kryer ose janë planifikuar të kryhen nga dy ose më shumë kontraktues. Investuesi duhet të caktojë koordinatorin / koordinatorët për mbrojtjen dhe shëndetin në punë, veçanërisht në fazën e zhvillimit të projektit dhe sidomos në fazën e punimeve. Gjatë diskutimit u konstatua se miratimi i këtij Ligjit do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes dhe shëndetit në punë nëpërmjet detyrimit ligjor dhe përgjegjësisë së subjekteve relevante në mjedisin e punës “, thuhet në kumtesë.

SHARE