DARMANOVIQ – KARAJANÇEVA: PRINCIPI I REGATËS ËSHTË I VETMI PRINCIP I DRTEJTË

Qasja e vetme korrekte për vlerësimin e përparimit të secilit vend drejt BE-së,  është principi i regatës, ka thënë  kryetarja e  Kuvendit popullor të Republikës së Bullgarisë, Cveta Karajançeva, e cila theksoi se Mali i Zi do të ketë mbështetjen e plotë të Bullgarisë në arritjen e anëtarësimit të saj në BE.

Me Karajançev në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Bullgarisë, bisedoi Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të MZ, Darmanoviq shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e parlamenteve, veçanërisht duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të grupeve parlamentare të miqësisë midis Malit të Zi dhe Bullgarisë.

“Darmanoviq falënderoi Parlamentin e Bullgarisë për mbështetjen e ekspertëve të saj të dhënë Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe vlerësoi rolin e saj të shquar gjatë presidencës me këshillin e BE-së. Ai shprehu shpresën se parlamentarët bullgarë do ti japin mbështetje të fuqishme Malit të Zi, në fazën e fundit të pranimit të saj në BE, ashtu edhe siç e bëri në fund të procesit të integrimit euro-atlantik, duke përkujtuar se parlamenti bullgar ndër të parët ratifikoi Protokollin për pranimin e Malit të Zi në NATO “, thuhet në kumtesë të MPJ-së.

SHARE