FILLOJNË CEREMONITË PËR MANIFESTIMIN E “EPOPESË SË UÇK-së”

0
156

Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizoi ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, në përkujtim të 20 vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në këtë ceremoni ku morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të mbajtur  në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë,  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij duke lavdëruar FSK-në tha se transformimi i FSK-së do të bëhet me ndryshime kushtetuese ndërsa tha se nuk do të lejojë askënd që të vë veto të pakufishme.

“Niveli i përgatitjes suaj në shumë dimensione, është më i mirë se i forcave të armatosura të rajonit. Edhe pse sot është një ditë festive ku përkujtohet krenaria dhe sakrifica për liri dhe pavarësi, nuk mund të mos e themi se marshin tuaj të ecjes përpara në transformimin profesional, nuk arriti ta përcillte politika jonë. Jam i bindur se ky hap final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-të, KFOR-in dhe NATO-në, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Ne duam dhe synojmë që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshime Kushtetuese, duke u bashkuar në një vend në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik, të të gjitha komuniteteve, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojë askënd të vë veto të pakufishme për të drejtën tonë legjitime dhe legale“, ka thënë presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila me shumë mund e sakrifica po krijon një imazh ri të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merr besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-

s. Në këtë ceremoni, që u mbajt në kuadër të manifestimit gjithpëpopullor “Epopeja e UÇK-së”, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, si dhe personalitete tjera dhe qytetarë të shumtë.

SHARE