DRLEVIQ JANË TË DOMOSDOSHME REZULTATET NË KAPITUJT 23 DHE 24

Shtetet duhet të përdorin të gjitha mekanizmat e reformës sociale që ua ofrojnë nogociatat me Bashkimin Evropian dhe të vendosin synime realiste, me angazhimin e të gjithë shoqërisë, u kumtua gjatë panelit të debatit me temë “Bisedimet me BE-në: dikur dhe tani”.

Për përvojat gjatë procesit negociues folën sot kryenegociatori i MZ për BE-në, Alleksandar Drleviq, shefja e ekipit negociues Tanja Mishçeviq dhe ambasadori i Kroacisë në Malin e Zi,  Vesellko Grubishiq, ndërsa moderatore e këtij panelit ishte kryetarja e Bashkimit Panevropian të Malit të Zi, Prof. Dr. Gordana Gjuroviq.

Drleviq përkujtoi qasjen e re në negociatat e vendeve kandidate me BE, duke theksuar se është mirë që reformat të fillojnë drejtë në fushat që mbulohen nga kapitujt 23 dhe 24 dhe se në këtë fazë të integrimit është e nevojshme të tregohet gatishmëri për përparim të mëtejshëm në kapitujt e tjerë.

“Që nga fillimi i procesit të integrimit, motoja jonë ishte” cilësia para shpejtësisë “dhe gjithçka që bëmë në periudhën e mëparshme dhe ajo që duhet të bëjmë është të ndërlidhemi në ndryshimin e shoqërisë dhe institucioneve malazeze. Ne po zbatojmë reforma për qytetarët tanë dhe një jetë më të mirë në këtë hapësirë”, tha Drleviq.

Siç tha ai, problem paraqet ajo që progresi në kapitujt e tjerë varet nga progresi i bërë sipas kapitujve 23 dhe 24.

Sipas Drleviq, reformat duhet të zbatohen në kuadër të këtyre dy kapitujve të cilët janë më të kërkuarit dhe më të dhimbshmit.

“Në këtë fazë të integrimit, ne duhet të tregojmë gatishmëri shtesë dhe rezultate konkrete në mënyrë që përparimi në kapitujt e tjerë të mos bllokohet”, tha Drleviq.

Ndërsa Tanja Mishçeviq, vlerësoi marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira midis ekipeve negociuese të Serbisë dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se për shumë ndryshime nevojitet kohë, prandaj shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm.

“Sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm në këtë proces, sepse pa sundimin e ligjit nuk ka as zhvillim apo tërheqje të investimeve të huaja, as investime të qëndrueshme vendore e as zhvillim të vetëqeverisjeve lokale. Kjo është baza për reforma dhe e gjithë kjo është e nevojshme për administratën shtetërore”, deklaroi Mishçeviq.

Kurse, Ambasadori kroat Vesellko Grubishiq, theksoi se shoqëria kroate sot, kur Kroacia është anëtare e BE, është më mirë se 15 vjet më parë dhe se shteti ka përdorur mekanizmat gjatë procesit të negociatave dhe ka zbatuar reformat e nevojshme dhe theksoi se është e rëndësishme që e gjithë shoqëria të përfshihet në këtë proces.

“Anëtarësimi ka pasur ndikim pozitiv në shtetin dhe në shumë fusha. Unë do të përmendja si shembull turizmin, ku dallimi në numrin e turistëve nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte 4 milion. Si një gjë negative, do të theksoja shkuarjen e të rinjve në vendet në të cilat ofrojnë paga më të mëdha “, deklaroi  ambasadori kroat në MZ.

SHARE