FAIK NIKA ZGJIDHET KRYETAR I RI KKSH-së

0
390

Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt të djelë në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh z. Faik Nika.

Faik Nika, aktualisht është nënkryetar i Forcës së re Demokratike, ndërsa deri me tani ishte sekretar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në MZ.

Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së.

Ndërsa siç është paralajmëruar, zgjedhja e sekretarit të KKSH-së do të bëhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive.KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, është institucionit më i lartë i vetë-qeverisjes së shqiptarëve në Mal të Zi.

Këshilli është formuar më 23 qershor 2008, si Këshilli Nacional i Shqiptarëve.

Në përbërjen e kaluar kryetarë të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve ishin: Tahir Tahiri dhe Genci Nimanbegu.

SHARE