URA: OPOZITA ËSHTË MË E NDARË SE PARA BOJKOTIT

0
70

nga Lëvizja Qytetare URA, vlerësuan se opozita malazeze tani është më e ndarë se para bojkotit të parlamentit. Nga URA  kumtuan se është koha që disa parti politike të bëhen pjesë e historisë, sepse me veprimet e tyre nuk kontribuojnë në ndryshimin e pushtetit.

Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Qytetare URA, Rade Milosheviq, foli për efektet e bojkotit të Parlamentit pas më shumë se dy vitesh.

Ai tha se opozita përfiton nga bojkoti dhe se për këtë ka masa treguese.

“Nëse marrim për bazë zgjedhjet e fundit lokale, partitë e opozitës që kanë thyer fjalën dhe kanë ndërprerë bojkotin e parlamentit kanë pësuar  kolaps në zgjedhjet e fundit lokale”, tha Millosheviq, për agjencinë “MINA”.

Sipas tij, për shembull  mund të merret Partia Social Demokratike dhe koalicioni i tyre që nuk arritën të kalojnë në Podgoricë pragun, kurse përveç tyre edhe Frontit Demokratik (DF), i cili përjetoi rënie serioze në mbështetjen e votuesve.

Ndërsa , “nga ana tjetër, Koalicioni për shekullin 21, i përbërë nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, partitë e vetme opozitare që vazhduan në bojkot morën mbështetjen më të madhe të qytetarëve në zgjedhjet lokale. Nga ky shembull, mund të përfundojmë se ata që kanë thyer bojkotin janë humbësit më të mëdhenj “, deklaroi Millosheviq. Ai theksoi se ata  me bojkot fituan besimin e qytetarëve sepse, siç tha ai, ata nuk e shkelën fjalën e dhënë.

SHARE