RADUNOVIQ: SUFICITI I PLANIFIKUAR ËSHTË TREGUES I RIMËKËMBJES

0
68

Ministria e Financave, sipas skenarit makroekonomik, deri në vitin 2021, parashikoi rritje reale të shkallës kumulative të produkteve  vendase nga  7.7%, nga të cilat për këtë vit janë parashikuar 2.8%, deklaroi Ministri i Financave të MZ, Darko Radunoviq.

“Ky parashikim fillon nga një projeksion i moderuar i rritjes së konsumimeve familjare prej 1.4 përqind, kursimeve shtetërore dhe rritjes së investimeve bruto që do të jetë në një nivel të lartë prej rreth 1.7 miliardë euro”, deklaroi Radunoviq, në intervistë për agjencinë Mina-business.

Ai tha se gjatë parashikimeve për këtë vit duhet të marrin parasysh disa njoftime të pafavorshme në lidhje me zhvillimet ekonomike globale, në  të cilat Mali i Zi nuk mund të ndikojnë.

“Në radhë të parë dua të them parashikimet e ngadalësimit të rritjes së ekonomisë të Bashkimit Evropian, si dhe të ekonomisë botërore, me stabilizimin e çmimeve të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe rritjen e normave të interesit”, shtoi Radunoviq.

Sipas tij, këto parametra janë të rëndësishëm për Malin e Zi sa i përket menaxhimit të detyrimeve të saj jashtë vendit, por edhe nga aspekti i një marrëdhënieve më kufizuese dhe më të kujdesshme të investimeve.

SHARE