RAKOÇEVIQ: PËR MANDATET E SHQIPTARËVE DO TË BISEDOHET VETEM NËSE AVANSOHEN ZGJEDHJET

Çështja e akcionit afirmativ do të hapet, në grupin e përkohshëm për reformat e legjislacionit zgjedhor, vetëm nëse ato mund të avansojnë ambientin zgjedhor, deklaroi shefi i klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Rakoçeviq.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit e partive shqiptare paralajmëruan se do të kërkojnë që këshilli i përkohshëm të diskutojë për kthimin e mandateve të garantuara për përfaqësuesit e kësaj pakicë kombëtare.

Rakoçeviq, deklaroi për të përditshmen “Vijesti”, se puna kyçe e avansimit të legjislacionit zgjedhor do të jetë sipas rekomandimeve të ODIHR-së nga viti 2016 dhe 2018.

“Çeshtja e akcionit afirmativ, në të cilin parashihet status i barabartë politik i partive politike, të cilat përfaqësojnë popujt e pakicave, do të hapet si edhe ç’do çështje për të cilën do të shprehet interesim, por edhe të bazuara në nevojën e avansimit të sistemit zgjedhor dhe ambientit për zgjedhje”, deklaroi Rakoçeviq.

Me marrëveshjen pas zgjedhore të Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”(Forca, UDSH, ASH), dhe PDS-së, ndër të tjera  është parashikuar që çështja e mandateve të garantuara të zgjidhet deri në vitin 2020, kur pritet të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Ndërsa Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, për gazetën ”Vijesti”, deklaroi se partitë shqiptare duhet të jenë të unifikuara në bisedime lidhur me reformat zgjedhore.

SHARE