NË MAL TË ZI MBLIDHEN RRETH 30 MIJË NËNSHKRIME PËR TËRHEQJEN E NJOHJES SË KOSOVËS

0
124

Këshilli Kombëtar serb në Mal të Zi, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të njohjes së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar sërbë në Mal të Zi, Momqillo Vukashinoviq, ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, shkruajnë mediat serbe.

“Shpresojmë që shumë shpejt do të arrijmë qëllimin që ia kemi caktuar vetes”, ka deklaruar Vukashinoviq në Podgoricë, pas mbledhjes me iniciativën e Këshillit Kombëtar serb, raportojnë mediat serbe.

SHARE