ZV.KRYEMINISTRI I KOSOVËS,ENVER HOXHAJ,PËRGËZON PËR MARREVESHJEN SUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE NË TUZ

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përgëzon për marrëveshjen  subjektet politike shqiptare në komunën e Tuzit.

“I përgëzoj subjektet politike shqiptare në Malin e Zi, Alternativën Shqiptare, Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të datës 3 mars në Komunën e re të Tuzit.

Një vendim i drejtë që i kontribuon pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi dhe si i tillë edhe mirëqenies së banorëve në Komunën e Tuzit”, deklaroi Hoxhaj.

SHARE