SONTE NIS HESHTJA ZGJEDHORE NË ULQIN

Në komunën e Ulqinit do të mbahen zgjedhjet lokale më 4 shkurt,  ndërsa nga dita e sotme ka filluar heshtja parazgjedhore që do të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve në orën 20.

Votimi të dielën, do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

Sipas komisionit komunal zgjedhorë të drejtë vote kanë mbi 20 mijë qytetarë të cilët do të mundë të votojnë në 37 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Ulqinit.

Në zgjedhjet lokale në Ulqin,  garojnë gjithësei , 10 lista,  3 prej të cilave janë shqiptare.  Forca e Re Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve,  garojnë të vetme, kurse Partia Demokratike,Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, së bashku në Koalicionin “Zgjohu Ulqin”.

Përpos tyre në zgjedhje , marrin pjesë edhe Partia Demokratike e Socialisteve, Partia Social Demokrate, Social Demokratet e Malit të Zi, Lëvizja Qytetare Ura, Partia Boshnjake, Mali i Zi Demokratik,  dhe Koalicioni i përbërë nga Partia Popullore Socialiste dhe Fronti Demokratik.

SHARE