DRLEVIQ: NË BE SIPAS MERITAVE

0
56

Mali i Zi është aktualisht vendi më i përparuar në rajon kur bëhet fjalë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe gjithçka që është bërë në periudhën e mëparshme e konfirmon këtë, tha kryenegociatori i Malit të Zi, për BE-në, Alleksandar Drleviq.

Gjatë debatit parlamentar mbi Raportin mbi aktivitetet e përgjithshme nga korriku deri në dhjetor të vitit 2017, nga pushteti kumtuan se ende ka shumë punë për të bërë, por se theksuan se Mali i Zi është në rrugën e duhur.

Ndërkohë nga ana e opozitës vlerësuan se nuk ka përparime derisa PDS, të jetë në pushtet.

“Mali i Zi është aktualisht vendi më i avancuar në rajon në procesin e negociatave, i cili ka hapur 31 nga 35 kapitujt negociues dhe përkohësisht ka mbyllur negociatat në tre kapituj. Me vëmendje jemi të përkushtuar ndaj detyrimeve në vijim, në zbatimin e reformave nga Agjencia Evropiane dhe në përputhje me standardet evropiane, duke filluar nga fakti se cilësia e reformave është e rëndësishme për ne, më shumë se shpejtësia dhe presim që progresi të vlerësohet sipas rezultateve tona “, tha Drleviq në Kuvend.

SHARE