AFATI  I LICENCAVE PËR MJEKËT DERI MË 30 SHTATOR

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për dhënien e lejeve për punë për punonjësit shëndetësor do të zgjatet deri më 30 shtator 2018, është paraparë me ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor që është në procedurën parlamentare.

Kjo vlen për punonjësit shëndetësor të cilëve u është dhënë licenca sipas rregullave të vlefshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

“Punonjësit shëndetësor të cilët kanë aplikuar për leje pune në Dhomën e mjekëve, dhe për të cilët nuk është vëndosur deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar të paraqesin kërkesën për licencë në Dhomën e mjekëve  deri më 30 shtator të këtij viti”, thuhet në shpjegim.

Punonjësit shëndetësorë që drejtpërdrejt kryejnë këtë veprimtari në bazë të një vendimi të ministrisë në të cilën është përcaktuar të përmbushin kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie, janë të detyruar që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paraqesin kërkesë për dhënien e licencës në Dhomën e mjekëve.

“Këtyre punëtorëve shëndetësorë Dhoma e mjekëve është e detyrua  të ua  lëshojnë licencat në brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thuhet në ndryshimet e propozuara në Ligjin për kujdesin shëndetësor.

Këto detyra u rivendosën në Dhomën shëndetësore të Malit të Zi në muajin janar, pas zgjedhjes së organeve sipas rregullave aktuale, me të cilat përmbushën kushtet për zbatimin e plotë të detyrave të transferuara.

Zgjatja e këtij  afatit bëhet me iniciativën e Dhomës mjekësore të Malit të Zi. Miratimi i ligjit në procedurë të shkurtuar do të parandalojë, siç theksohet në shpjegim, ndoshta shfaqjen e pasojave të dëmshme në lidhje me kryerjen e veprimtarisë shëndetësore.

 

SHARE