Përplasja e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky me komandantin e Forcave të Armatosura, Valerij Zalushnij duket se ka mbërritur një nivel të ri, duke tërhequr në këtë pikë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Zelenksy i ka kërkuar dorëheqjen gjeneralit, vetëm për t`u përballur me refuzimin e tij. Ndërkohë nuk ka informacione dhe as një dekret zyrtar...
Luftahansa duket se po përgatitet për një grevë të re të mërkurën, pas thirrjeve të sindikatës së fuqishme të punëtorëve, Verdi, drejtuar stafit tokësor të kompanisë që të nisë një aksion të ri paralizues. Nga ky i fundit pritet të preken aeroportet kryesore të Gjermanisë, ato në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Berlin dhe Duseldorf të...
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, së bashku me bashkëshorten e tij, muar pjesë në mëngjesin e lutjeve në Uashington. Në postimin e plotë të Gjeloshajt në rrjetin social „Facebook“ thuhet: „Kisha kënaqësinë që sot në Uashington, së bashku me bashkëshorten, të marr pjesë në...
Për funksionimin e papenguar të Prokurorit Suprem të Shtetit është e nevojshme mbështetja e fuqishme nga të gjitha degët e pushtetit, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Millatoviq është takuar sot me Prokurorin Suprem të Shtetit Millorad Markoviq. Siç thuhet në njoftim, Millatoviq ka uruar Prokurorin Suprem...
Në takimin e kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq me përfaqësuesit e Telekom-it malazez, u theksua se Mali i Zi po bëhet një treg gjithnjë e më interesant për investitorët e huaj. “Takim shumë konstruktiv me përfaqësuesit e Telekom-it malazez, drejtorin ekzekutiv Stjepan Udoviçiq dhe drejtorin e Sektorit për punë korporative dhe...
Ekziston rreziku i përkeqësimit të situatës së kollës së mirë në Mal të Zi, duke pasur parasysh rritjen e numrit të pacientëve në vendet fqinje, në radhë të parë në Serbi, tha për Portalin e RTMZ doktoresha Mirjana Tijaniq Mallixhan, pediatre në Qendrën Shëndetësore të Podgoricës. Ajo thekson se në Mal të Zi...
Banka Popullore e Serbisë insiston në shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila anashkaloi dinarin serb duke përcaktuar euron si valutën e vetme për pagesat në Kosovë, ndërsa kërkon që çështja të zgjidhet me dialog politik. Serbët lokalë përdorin dinarin e sjellë nga Serbia për pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovës valutën e Serbisë, dinarin. Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovës e Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier paralajmëron tensione për këtë vendim që e cilësojnë si...
Komisioni Europian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës. Rregullorja sanksionon përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret masivisht nga serbët që jetojnë në Kosovë.
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të veprojnë më shpejt në përpjekjet e tyre të përbashkëta për ta detyruar Moskën t’i kthejë fëmijët ukrainas të dërguar dhunshëm në Rusi gjatë luftës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) në Riga, ku ajo është bashkorganizatore...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME