Ministri i Kulturës së MZ, Alleksandar Bogdanoviq, gjatë qëndrimit në Jevren të Armenisë , në margjinat e Samitit të 17-të shteteve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, u takua me Presidentin e Republikës së Francës Emanuell Makron. Me këtë rast Bogdanoviq, deklaroi se Mali i Zi, është mirënjohës ndaj Francës për ndihmën dhe përkrahjen në procesin e integrimeve evropiane. "Ne jemi...
Ish-Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, dhe shtoi se Mali i Zi, si lider në këtë proces është i gatshëm që me përkushtim të plotë ti përmbushë standardet e Bashkimit Evropian. Ai mori pjesë sot në Maribor, në panelin me temë "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor", të organizuar...
Qeveria e MZ, pret mbështetjen e Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë realizimin e projektit të autostradës Tivarë-Bolare, i cili gjatë takimit ministror të bllokut evropian të shteteve anëtare dhe Kinës, gjatë muajit korrik u definua si një nga prioritetet kyçe, për realizimin e këtij projektit, deklaroi Ministri i Komunikacionit dhe Çështjeve Detare të MZ, Osman Nurkoviq. Ai u takua sot...
Deputeti i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq tha se gjatë procesit të ardhshëm të ndryshimit të legjislacionit zgjedhor, kjo parti do të avokojë që diasporës ti lejohet të votojnë në zyrat diplomatike dhe konsullore. Në deklaratën e tij për gazetën “Dan”, ai theksoi  se është nevoja për përfaqësim të mirëfilltë në parlamentin malazez. "Pika fillestare e Partisë boshnjake, dhe unë besoj edhe...
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të MZ, Dragan Pejanoviq, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi,  ka ngarkuar ekipet ndërministrore për të zbardhur rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe krimeve të rënda dhe i ka ngarkuar ata që të intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe me prioritet,me kohë dhe në mënyrë efektive autorët e këtyre veprave penale...
Drejtoresha Gjenerale për Mjedisin Jetësor në Qeverinë e MZ, Ivana Vojinoviq deklaroi për  gazetën “Pobjeda” se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do ti dorëzojë Komunës së Ulqinit studimin e finalizuar për mbrojtjen e Kripores në mënyrë që të organizohet shqyrtimi publik lidhur me këtë. Sipas portalit Ul-Info, Organi kompetent i Komunës së Ulqinit duhet të shqyrtojë mendimet dhe...
Qeveria e Malit të Zi,  po ndërmerr një numër veprimtarish në mënyrë që Mali i Zi, të jetë i njohur si destinacion turistik gjatë gjithë vitit, kurse njëri nga hapat e parë drejt këtij qëllimi është hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit shëndetësor, deklaroi sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë së MZ, Millovan Vujoviq. Vujoviq, gjatë prezantimit të tij...
Afati për paraqitjen e punëdhënësve për programin e aftësimit profesional të personave me arsimim të lartë, skadon të hënën dhe më pas do të fillojë paraqitja e shfrytëzuesve për pjesëmarrje në këtë program, është kumtuar nga Ministria e arsimit të MZ. Nga ky dikaster kanë kumtuar se programi i tillë organizohet për herë të 7-të për vitin studimor 2018/19. Të drejtë...
Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, u mbajt debat publik mbi taksat dhe rregullat e funksionimit të taksave komunale. Në këtë diskutim mbi vendimin për kohëzgjatjen e punës, foli Esmin Beqaj, sekretar për punë, bujqësi dhe mirëqenie sociale. Në këtë debat publik nuk kishte ndonjë propozim, mirëpo propozimet lidhur me këtë mund të dërgohen në...
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se kushdo që nuk ngritët në  këmbë gjatë intonimit të himnit kombëtar të Malit të Zi,  do të dënohet me gjobë. Ai theksoi se Qeveria e MZ, me paralajmërimet për ndryshimet  dhe plotësimet në Ligj, mbron simbolet shtetërore, siç bëjnë edhe të gjitha vendet e tjera në rajon. Qëllimi i Qeverisë së MZ,...
- Reklamë -

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME