DREJTORI I ADMINISTRATËS TATIMORE, MIOMIR M. MUGOSHA, VIZITË NË KOMUNË TË TUZIT

0
9

Drejtori i administratës Tatimore,Miomir M. Mugosha, mbajti sot një takim me përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, në prag të hapjes të zyrës së administratës Tatimore në Komunën e Tuzit.

Në takimin e mbajtur sot në lokalet e Komunës së Tuzit, morën pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, Abedin Axhoviq dhe nënkryetarët e Komunës, Haris Ramoviq dhe Simon Ivezaj, me bashkëpunëtorët e tjerë.

Në sistemin e administrimit tatimor aktualisht janë të regjistruara 78 tatimpagues që veprojnë në Tuz, 68 prej të cilave janë persona juridikë, ndërsa10 persona janë fizikë,  ndërsa siç kumtohet nga përvoja e mëhershme inspektuese vihet re se në territorin e kësaj komune ekziston një shtrirje  e rëndësishme e ekonomisë gri.

Mugosha, në këtë takim, deklaroi se angazhimi strategjik i Administratës Tatimore është që detyrimet tatimore në kontinuitet ti bëjë më të thjeshta për tatimpaguesit, duke ndërtuar një qasje shërbimi dhe duke lehtësuar komunikimin me administratën tatimore, prandaj edhe  me Aktin për organizimin e brendshëm të sistematizimit të vendeve të punës është paraparë formimi i zyrave në tre komunat e reja të Petnicës, Gucisë dhe Tuzit.

SHARE