VUKOVIQ ZGJIDHET KRYEBASHKIAK I RI I PODGORICËS

0
32

Bartësi i listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Socialistëve, Ivan Vukoviq, u zgjodh sot Kryebashkiak i Podgoricës.

Vukoviq në seancën e parlamentit lokal të Podgoricës, fitoi 35 vota nga këshilltarët e Partisë Social Demokratike, Social Demokratëve dhe nga këshilltarit të  Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ndërsa një votë ishte e pavlefshme.

Ndërkaq këshilltarët nga radha e opozitës, braktisën sallën e Kuvendit, para se të fillonte votimi.

Për ushtrues detyre të sekretarit të Kuvendit të Kryeqytetit u zgjodh Vesellin Vukçeviq, i cili edhe në mandatin e kaluar e ushtronte këtë funksion.

Vukoviq deklaroi se, pas një periudhe intensive të urbanizmit gjatë së cilës Podgorica mori konturat e qytetit modern, ndërsa ideja  e tij udhëzuese në vitet e ardhshme do të jetë evropizimi i sa, ka thënë Vukoviq.

“Me ndërtimin e mëtejshëm të infrastrukturës së komunikacionit dhe komunalisë dhe përmirësimin e ambientit afarist në Podgoricë me qëllim të zgjidhjes së problemit të punësimit të pamjaftueshëm të qytetarëve tanë, qëllimi kryesor i administratës së ardhshme të qytetit do të jetë krijimi i përmbajtjeve të reja që do të plotësojnë jetën kulturore, sportive dhe sociale të qytetit “, deklaroi Vukoviq.

SHARE