MATERN: KTHIMI I OPOZITËS NË PARLAMENT ËSHTË I RËNDËSISHËM EDHE PËR BE-në

Ambasadori i Gjermanisë në Malin e Zi, Hans Ginter Matern, vlerësoi se  paralajmërimi i kthimit të një pjese të opozitës në parlament kontribuon në përmirësimin e situatës në MZ.

Ai shtoi se kthimi i tyre është gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe për pikëpamjet e Bashkimit Evropian. Është tejet e rëndësishme që debati politik të zhvillohet pikërisht në Kuvend, tha Matern për RTMZ.

“Partitë të cilat bojkotuan duhet të kthehen në Kuvend sepse kjo është në interesin e tyre më të madh, sepse ju keni shumë më shumë publicitet nëse paraqitni propozimet tuaja alternative në Kuvend sesa në rrugë”, deklaroi Matern. Ai tha se beson se opozita do të motivonte më shumë votues për të dalë në votime, kur ti sjellin  argumentet e tyre në Kuvend. Matern,  tha se e din se ka shumë kritika që Bashkimi Evropian, për shkak të problemeve të veta, nuk është mjaft e pranishëm në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ai mendon se nuk qëndrojnë kritika sepse “BE ka ndihmuar vendet e rajonit me para të mëdha”.

Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për të zgjidhur një numër çështjesh, në mënyrë që të ketë mundësi të pranoj anëtarë të rinj, theksoi Matern.

Është në interesin e BE-së, siç thotë ai, për të përmirësuar procedurat e saj dhe për të mos humbur shumë kohë në to.

“Ne kemi procesin e pranimit të Malit të Zi, i cili nuk do të ndalet gjegjësisht nuk do të pushojë, por do të shkojë paralel me atë proces në mënyrë që Mali i Zi të mos ngadalësohet për shkak të marrëdhënieve brenda vetë BE-së”, deklaroi Matern.

SHARE