BUDVË, BUSHATI E PACOLLI “PËRPLASEN” ME BOSNJEN DHE SERBINË

0
13

Gjatë punimeve  të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor,në Budvë,  ministri i jashtëm i Kosovës dhe ai i Shqipërisë Behgjet Pacolli dhe Ditmir Bushati, “përplasën”, me Bosnjen dhe Sërbinë, duke kërkuar ndryshim në deklaratën e përbashkët të ministrave WB6.

 Ka qenë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave të WB6. Ky propozim nuk është pritur aq mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Igor Crnadak dhe përfaqësuesi serb në takim. Sipas Ministrisë së Jashtme, kërkesa e Pacollit për respekt të ndërsjellë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes CEFTA është mbështetur nga homologu shqiptar, Ditmir Bushati. Mësohet se ministri i Jashtëm shqiptar ka kërkuar një vendimmarrje pozitive për kërkesën e Pacollit, duke bërë thirrje për kompromis. Debati ka vijuar dhe më tej, teksa ministri i Jashtëm shqiptar ka theksuar se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare, por kjo nuk i shërben kompromisit.

“Nëse për Serbinë e Bosnjen përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër”, mësohet të ketë thënë Bushati sipas Ministrisë së Jashtme.

Takimi i Budvës së WB6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës për të pranuar ndryshimet e propozuara nga Kosova.

SHARE