MEDIAT EVROPIANE: BALLKANI NUK DUHET TI LIHET NGATËRRESAVE PËRSONALE

Presidenti francez Emanuel Macron ka të drejtë që përpara se Bashkimi Evropian të vazhdojë të zgjerohet, ajo do të duhet të reformohet dhe pas reformës askush nuk do të ketë asgjë kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor, vlerësohet në tekstin e  gazetës Vell të Berlinit. Siç raporton Dojçe Vele , në tekstin autorial me titull “Çfarë lloji të zgjerimit të BE-së”,  të gazetarit italian Alberto Dargjenio, thuhet se, viti 2025, Bashkimi Evropian mund të përbëhej nga të paktën 31 partnerë nëse ajo ende nuk do të ekzistonte në atë kohë.

Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë tashmë për pranim në BE, Shqipëria dhe Maqedonia së shpejti do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat, ndërsa përfundimisht në radhë mund të vinë Kosova dhe Bosna, duke shtuar se megjithëse disa kryeqytete evropiane do të donin këtë proces pak  të ngadalësohet, në parim, askush në Evropë nuk e kundërshton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ende ka kujtime të freskëta të një lufte të përgjakshme në rajon pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ashtu siç janë marrëdhëniet e ngushtuara midis këtyre vendeve, thuhet në këtë artikull. Autori kujton se presidenti francez Emanuel Macron tha se nuk është për anëtarësime të reja në BE përpara  se të bëhen reforma në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian ka 28 anëtarë dhe  që nga tani nuk mund të menaxhohet, tha Dargjenio dhe kujton se “Evropa veriore dhe jugore ka qenë vite vite me radhë në mosmarrëveshje për reformën e euros ndërsa Evropa Perëndimore dhe Lindore nuk mund të bien dakord mbi një temë të quajtur imigrimi dhe as të mendojnë për asnjë ide që mund të ringjallë integrimin evropian “.

SHARE