PSD DHE DEMOS NDËRPRESIN BOJKOTIN , PJESA TJETËR E OPOZITËS JO

0
33

Bartësi i listës së Aleancës Qytetare për Ndryshim, në Zgjedhjet e Podgoricës, Ivan Vujoviq, tha se bojkoti i parlamentit, është i pakuptimtë dhe theksoi se ai pret që Partia Social Demokratike të kthehet në Parlament.

Vujoviq, tha se rezultatet e koalicionit PSD dhe Demos në Podgoricë nuk ishin të kënaqshme.

“Ajo që është më e rëndësishme sesa fakti i ndërprerjes së bojkotit apo bojkoti është nevoja për të krijuar një dialog në një farë mënyre. Ne kemi pasur gjëra të ngjashme në Cetinë, prandaj mendoj se institucionet nuk po bëjnë rrugën e duhur dhe ky është problemi për të gjithë ne”, tha Vujoviq, gjatë emisionit “Replika” në RTMZ.

Edhe nga Demos,  gjithashtu mendojnë se bojkoti i Parlamentit nuk ka të njëjtën forcë si në fillim, kështu që ata thonë se së shpejti do ta ndërpresin bojkotin, duke mos specifikuar se kur kjo mund të ndodhë. “Ne po mendojmë dhe analizojmë atë në një periudhë më të gjatë, por jemi pranë vendimit që Demos të kthehet në parlament së shpejti”, tha lideri i Demos Miodrag Lekiq për Servisin Publik.

Ndërsa nga Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare Ura dhe Partia Socialiste Popullore, kumtuan se nuk do të kthehen në Parlament.

Deputetët e Malit të Zi Demokratik nuk do të kthehen në Parlament, kumtuan nga kjo parti politike.

“Për demokratët, fjala e dhënë ka peshën e ligjit. Nuk ka kthim në parlament derisa kërkesat e opozitës të përmbushen. E ato kërkësa janë: krijimi ikushteve për zgjedhje të lira dhe të drejta në Malin e Zi”, thuhet në kumtesë.

Ndërsa lideri i PSP-së, Vlladimir Jokoviq mendon se është e mundur që rezultatet e zgjedhjeve të jenë rezultat i dështimit të tyre dhe të gjithë opozitës në Kuvend, por thekson se nuk mendojnë për ndërprerjen e bojkotit.

Ndërsa Milleta Radonoviq, nga Lëvizja Qytetare Ura, tha se : “Është e qartë se imazhi  i  tyre politik është në rënie dhe këtë e shohin si shans për të rritur imazhin e tyre”, por theksoi se nga kjo Lëvizje nuk do ti japin legjimitet Parlamentit.

SHARE